A duhet Kosova ta refuzojë takimin në Shtëpinë e Bardhë, ja çka thotë Bob Dol, miku i Ibrahim Rugovës
Miku historik i Kosovës dhe i Presidentit Ibrahim Rugova, ish-senatori amerikan, Robert Dol, ka mirëpritur lajmin për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu është koordinuar nga i Dërguari Special i SHBA’së, Richard Grenell dhe do të mbahet më 27 qershor.
‘’Bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre vendeve të pavarura janë një lajm i mirëpritur. Unë i mbaj njerëzit e Kosovës në zemrën time çdo ditë dhe është dëshira ime më e sinqertë për paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor’’, ka thënë Dol.
Ish-senatori në postimin e tij ka bashkangjitur edhe foton e tij me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. /mediafokus.info