Anita pyetet ‘a janë të vërteta lajmet që e rrahu Ramushi’, ja përgjigja e saj

Prezantuesja e njohur e lajmeve, Anita Haradinaj, është deklaruar pas lajmeve në disa media, kinse e ka sulmuar bashkëshorti i saj, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Mediafokus.info.

Haradinaj në emisionin “Frontat” të T7, ka thënë se kjo nuk ka ndodhur, për të shtuar se Ramushi ka respekt për të gjitha gratë.

“Për intelektin tonë, nuk ia vlenë të merremi më këto. Nuk është e vërtetë, por këto lajme kanë ardhur pasi Ramushi e shpalli kandidaturën për president”, ka thënë Anita Haradinaj.