Kjo është gjendja me COVID-19 në Gjilan, ja apeli i Lutfi Hazirit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar për gjendjen që ndodhet kjo komunë me COVID-19, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se janë shëruar 14 persona, derisa janë infektuar 15 të tjerë.

Statusi i plotë:

#Dita323. Sot i kemi 14 qytetarë të shëruar e 15 raste të reja të infeksionit me #COVID19 në Gjilan. Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 9098 mostra, 3395 kanë rezultuar pozitivë, 3123 janë shëruar, 105 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 168 raste janë aktive, 22 të konfirmuar janë në hospitalizim dhe 92 mostra në pritje për rezultat.

Përkundër që kanë janë zbuluar vaksinat, duhet të vazhdojmë t’i përdorim maskat e ta mbajmë distancën, duke mos u grumbulluar në masë. Pa pardon ndaj shkelësve të masave. #Jeta e qytetarit mbi të gjitha!