A keni dëgjuar për gagauzët, shihni sa bukur e këndojnë Ederlezin

Publicisti Daut Dauti ka bërë një përshkrim të shkurtër për Gagauzët, një popull ky me origjinë turke që jeton në Moldavi.

‘Janë popull i vogël (140 000), por luftëtarë e simpatikë kurse nacionalizmi i tyre aspiron shtet të pavarur’, thotë Dauti.

Gagauzët kryesisht jetojnë në Moldavi ku kanë autonomi territoriale. Janë popull i vogël (140 000), por luftëtarë e simpatikë kurse nacionalizmi i tyre aspiron shtet të pavarur.

Flasin turqisht për shkak se janë popull turk, por janë të krishterë ortodoksë. Megjithatë, Turqinë e shohin si ndihmës dhe mbrojtës. Erdogani ka qu fjalë që kurkush nuk guxon me ia ngucë gagauzët.

Sidoqoftë, kanë folklor të pasur dhe këndojnë mirë. Dëgjojeni sa bukur e këndojnë Ederlezin, variantin gagauz.

Është varianti më i bukur që mund ta dëgjoni.