Vdes gruaja e dëshmorit Sherif Sherifi, i biri kujton fjalët që i tha kur u nis për luftë

Ka ndërruar jetë Fikrije Kelmendi Sherifi (1945-2921), nëna e ish-luftëtarit të UÇK-së, Sabedin Sherifi, gruaja e dëshmorit Sherif Sherifi nga Vërbica e Zhegocit, me banim në Livoç të Epërm.

Njoftimin e ka dhënë i biri Sabedini, i cili duke qenë larg nënës në këto momente, ka shkruar: ‘Kur u nisa në luftë i tregova nanës se po shkoj, më tha shko por amanet nëse tradhëton shokët mos mu kthe kurrë’.

‘Lamtumirë nana ime

Kur u nisa në luftë i tregova nanës se po shkoj, më tha shko por amanet nëse tradhëton shokët mos mu kthe kurre. Amanetin e ruajta por u ktheva pa baban ai mbeti në istikame si shumë dëshmorë tjerë. Nanë na bë hallall që nuk isha pran teje në momentet më të vështira të jetës tuaj. Lamtumirë heroina ime!

Faleminderit Spitalit Rajonal të Gjilanit/Kujdesit Intensiv’.