A pati efekte anësore vaksina në Gjilan? Flet Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se deri tanë në këtë komunë janë vaksinuar 2483 qytetarë kundër COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Haziri ka treguar, po ashtu, se asnjëri nga ta nuk ka pasur donjë problem pas vaksinimit.

“2483 gjilanas janë vaksinuar deri sot kundër #COVID19. Asnjëri prej tyre nuk ka pasur ndonjë problem pas vaksinimit. Në fazën e parë janë vaksinuar 1377 qytetarë, ndërkaq në të dytën – 1106. Në pritje të vaksinave të tjera për një Gjilan pa #COVID19!”, ka shkruar Haziri./mediafokus.info/