A ka gjasa që organizimi i dasmave të lejohet këtë verë, ja çka thotë Valbon Krasniqi

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK, Valbon Krasniqi ka thënë se nëse vazhdon rënja e të infektuarve, ndoshta dhe mund të kemi dasma këtë vit në Kosovë.

“Në bazë të indikatorëve që ne i përcjellim bashkë me IKShPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, atëherë merren masat e caktuara, nëse janë këta indikatorë që i kemi tani, atëherë mund të shpresojmë për një relaksim të situatës, por prapë se prapë vendimi i mbetet Ministrisë së Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, tha Krasniqi në Kanal10.

Krasniqi ka thënë se për momentin kemi 254 pacientë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës.

“Nga fillimi i muajit maj, ka rënje të rasteve të të infektuarve, numëri i të hospitalizuarëve në shtatë spitale të Kosovës, është 254, ndërsa 10 pacientë janë në gjendje me të rëndë, dhe po trajtohen në repartet intensive, tha Krasniqi.