Nis së zbatuari armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Izraeli dhe grupi militant, Hamas kanë filluar së zbatuari armëpushimin në Gaza të arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përshëndeti arritjen e armëpushimit, duke thënë se masa u pasua nga diskutimet intenzive mes Shteteve të Bashkuara, Egjiptit, Autoritetit Palestinez dhe vendeve tjera të Lindjes së Mesme.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti, Joe Biden, tha se ai e ka telefonuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilin e ka përgëzuar për arritjen e armëpushimit.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër sulmeve me raketave nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste me bazë në Gaza që kanë marrë jetën e viktimave të pafajshme në Izrael”, tha presidenti Biden.

Biden tha se Qeveria e Egjiptit luajti një rol vendimtar në ndërmjetësimin e marrëveshjes dhe tha se diplomacia amerikane operoi “orë pas ore” për të ndalur luftimet./rel/