A po shpartallohet dinastia Devolli?

Në Kosovë kanë filluar të ndryshojnë shumë gjera. Edhe dinastia Devolli po e humb gradualisht monopolin që kishte deri tani. MIT-i ka autorizuar gjashtë qendra të tjera për homologia në rajonet e Kosovës.

Homologimi i veturave, përfshirë edhe ato të reja, deri tani ishte monopol i kompanisë ‘Euro-Lab’ që është në pronësi të Devollëve.

Decentralizimi i këtij shërbimi tashmë ka filluar, me hapjen e pikave të reja në regjione të tjera të Kosovës.

Njëra ndër to është edhe ‘Kosova Commerce’ në Gjilan. Megjithatë, jo gjithçka do të decentralizohet, sepse baza e të dhënave mbetet përsëri në duart e kompanisë “Euro-Lab”./MediaFokus/