AAK i dërgon “Plazma” Albin Kurtit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon ta kundërshtojë idenë e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë ditëve të fundit se do ta heq taksës, duke e zëvendësuar rme reciprocitet.

Gjatë ditës, një numër i të rinjve të AAK’së, kanë ndërmarrë një aksion para qeverisë së Kosovës si kundërshti ndaj heqjes së taksës, derisa në duar e mbanin një “Plazma”.

Kryetari i të rinjve të kësaj partie, Driton Bardheci, ka deklaruar se kryeministri  Kurti po dëshiron ta kthej Serbinë në Kosovë.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të mos e fus frymën e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë. Mos e kthe Serbinë në Kosovë zoti Kurti. Ne ia kemi sjell një plazma zotit Kurti”, ka thënë Bardheci./MediaFokus/