Në Gjilan fillon kontrollimi sistematik i nxënësve
Në Gjilan ka filluar sot kontrollimi sistematik i nxënësve të shkollave fillore, ku do të përfshihet edhe shkolla “Don Bosko”.
Njoftimin e ka bërë vetë drejtori i QKMF, Fejzulla Berisha, në profilin e tij në facebook.
QKMF ”Dr. Nagip Rexhepi” në përkrahje të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri dhe në bashkëpunim me DKA, pas përgatitjeve të bëra, sot ka filluar me kontrollat sistematike të nxënësve të shkollave fillore të Komunës tonë.
Eshtë viti i gjashtë me radhë që kryhen këto vizita dhe nga viti në vit kemi përmirësim të dukshëm të gjendjes shëndetësore të nxënësve.
Këtë vit do të kontrollohen edhe nxënësit e shkollës “Don Bosko”, përfundon njoftimi.