Abazoviq midis Parlamentit malazez: Jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur

Lideri shqiptar i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviq, tha sot në Parlamentin e Malit të Zi se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi.

Ai, po ashtu, theksoi se qeveria që deputetët po diskutojnë është e para në historinë e këtij vendi që përfaqëson vullnetin e popullit, transmeton Mediafokus.info.

Ai akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, DPS-in për situatën katastrofale në vend.

“Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”, tha Abazoviq, transmeton Mediafokus.info.

Abazoviq është nominuar që të jetë zëvendëskryeministër i Malit të Zi, ku kreu i qeverisë pritet të jetë edhe Zdravko Krivokapiq./Mediafokus.info/