Hoxha që tha se virusi është dënim nga Zoti, infektohet me COVID-19

Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi, i cili muaj më parë tha se virusi COVID-19 është dënim nga Zoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Këtë e ka bërë të ditur imami nga Mitrovica për faqes së tij në Facebook.

Njoftimi i tij i plotë dhe pa ndërhyrje i Fatmir Latifaj:

Të dashurit e mi!

Esselamu alejkum ëe rahmetullahi we berekatuhu!

Desha t’iu njoftoj që prej sot unë vllau i juaj mulla Fatmiri do të hy në vetizolim (edhepse prej te shtunes nuk kam dal fare Xhami) sepse prej të hanes jam me ca simptoma te gripit sezonal por pas konsultave mjeksore sot e bera testin edhe rezultova POZITIV e po me duhet me hy vetizolim 2 javorë subhanaAllah por keshtu Zoti e paska shkruar edhe me kete sprovën e corones covidi-19 me u ballafaqu edhe shum komod këtë caktimin e Zotit jam t’u e kalu InshaAllah hajr e n’a sheroft i Madhi Zot e me të mirat e Tij e prej gjynaheve n’a n’a pastroft-amin!

Me shumë dashamirësi&miqësi i’u pershendes juve të gjithëve vëllazër dhe motra inshaAllah i’u ruan Zoti dhe dijeni se sa te jetë jeta me njerëz duhet mos me u dorëzu duke besu e me punu per kete popull natë e ditë hallalli perpara ka me na qu edhe me u deklaru gjithëandej, gjithësesi madje duke u krenu për identitetin tonë fetaro-kombëtar:

la ilah il-la Allah Muhamedun Resulullah

Me respekt

Mulla Fatmiri,