Abdixhiku: Ky rrugëtim yni nuk është vetëm politik, është mision historik
Lumir Abdixhiku, kandidat i LDK-së për kryeministër, e ka hapur fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit me një tubim masiv të aktivistëve dhe përkrahësve të këtij subjekti, në Prishtinë.
Gra e burra, vajza e djem, njerëz të mirë të kësaj Republike, ky rrugëtim nuk është vetëm politik.
Është mision historik. Mision për ta përmbyllur atë që brezat para nesh e nisën me sakrificë. Misioni për ta bërë Kosovën jo vetëm shtet të pavarur – por shtet të fortë.
Jo vetëm shtet të njohur – por shtet të respektuar. Jo vetëm vend ku mbijetohet – por vend ku jetohet me dinjitet.
Republika e Kosovës është ëndrra që kam.
Një ëndërr për një Kosovë më të bashkuar.
Më të drejtë. Më të zhvilluar. Më të pasur. Më krenare.
Një Kosovë që ecën me aleatët e saj, që beson në vetvete dhe që nuk e ul më kokën para askujt.
Prandaj sonte, ju ftoj të bashkohemi! Të bëhemi bashkë për familjen tonë. Për shtetin tonë. Për Republikën tonë.
Sepse kemi vetëm një Kosovë. Kemi vetëm një atdhe. Le ti dalim Zot!

