Një person në Kamenicë humbi ndjenjat derisa ishte duke punuar

Policia ka njoftuar se një person ka vdekur të enjten rreth orës 17:46, në Kamenicë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi ishte duke punuar kur ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.

Viktima është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Viktima është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.