Abrashi thotë se LDK ka shënuar 2.9 për qind rritje

Anëtari i kryesisë së LDK’së, ish-deputeti Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti ka shënuar rritje prej 2.9 për qind brenda dy jave raporton Mediafokus.info.

Këte e ka bërë të ditur Abrashi përmes faqes së tij në Facebook, teksa postimit ia ka bashkëngjitur një foto të përbashkët me nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Haziri.

“Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 %. Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë 🇽🇰”, ka shkruar Abrashi./Mediafokus.info/