Adriana Matoshi i del në krah profesorit Paci: ‘Mos e nal vallzimin për kërkon’

Profesori Lulzim Paci i cili mori kritika për vallëzimin e tij në TikTok i ka dalë në krah aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi.

“Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe.

Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m’shajne, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe.

Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone “qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije”…”ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen”…

Ne fund te dites ti je PROFESOR.

Mos e nal vallzimin per kerkon.

Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n’menyrat e veta. Kerkujt kurgjo t’keqe nuk i ke bo.

Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu.

#meProfen”, ka shkruar ajo.