Molliqaj: Nuk kam pranuar ftesë për intervistim nga policia
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mohuar të ketë pranuar ftesë për paraqitje në Stacionin Policor, lidhur me inicimin e një rasti penal kundër tij për sulm ndaj oficerit policor.
Molliqaj ka deklaruar se nuk është kërkuar nga organet e rendit gjatë të dielës. Ka thënë se të dielën e ka kaluar në banesën e tij në Prishtinë.
“Mua nuk më ka ftuar askush. Unë kam qenë në banesën time. Nuk më ka thirrur askush. Policia i ka të dhënat edhe të banesës edhe të shtëpisë edhe të telefonit. Kjo është më shumë luftë politike”, tha ai.
Ai ka thënë se prapa aktit të tij ndaj zyrtarit policor, “ka një organizim politik kundër meje”.