Aeroporti i Stambollit kryen 979 fluturime në ditë

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) ka vlerësuar Aeroportin e Stambollit në një raport që ka publikuar mbi ndikimin që ka pasur koronavirusi i llojit të ri (Covid-19) mbi aeroportet më të mira të Evropës.

Sipas të dhënave të fundit që përcjell raporti, numri ditor i fluturimeve që ka operuar Aeroporti i Stambollit, duke marrë për bazë 7 ditët e fundit, është rritur në 979, duke u ngjitur kështu në majë të Evropës.

Trafiku në Aeroportin e Stambollit është rritur me 130% në krahasim me vitin 2020.

Kompania ajrore që realizon më shumë fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit është “Turkish Airlines” (THY), 808 fluturime në ditë.