Agimi Ramadani apo Hasan Prishtina i kohërave moderne

Izmi Zeka

(21 vjet nga kur ra në fushën e nderit heroi Agim Ramadani)

Historia ec pa u ndalur. Atë se ndalin as betejat, luftrat e parreshtura, mund të thuhet se vetëm pasurohet.

Pak do të kishin rëndësi datat, emrat etj, pa të bëmat e njerëzimit, pa madhështinë e tyre, sakrificën, luftën deri në flijim.

Ky portret e bënë më të lavdishëm figurën e heronjëve e pajis historinë me ngjarje, lavdi deri në frymëzim për jetë më të mirë.

Kësaj historie dhe atë të lavdishme i futet në brendësinë e saj strategu, ideologu, poeti i dhimbjes tani heroi i kohërave moderne Agim Ramadani apo KATANA.

Kur përmendet Agimi menjëherë memoria ik te kufiri shqiptaro-shqiptar, te lufta heroike e djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

As poetët më të mëdhenjë nuk do ta arrinin të preknin lirinë sikur që Agimi e preku me vargjet e tijë “Mu shterrshin sytë nëse pushoj/ Lirinë tënde me ëndërrue/ Mallkue qoftë gjaku im/ Nëse m’vrasin pa luftue.”

Agimi apo Hasan Prishtina i kohërave moderne prehet i qetë.

Atë mund ta gjeshë kudo, në libra, shtatore, pllaka përkujtimore, buste, mund ta gjesh aty ku historia fillon me lirinë e Kosovës.