Aksident me tre të lënduar në Pozharan të Vitisë, biçiklisti dërgohet në QKUK

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në Pozharan të Vitisë kanë mebtur të lënduar tre persona, vozitësja e veturës, pasagjerja dhe një biçiklist. 

Të tre këta janë trajtuar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku më pas pasagjerja është liruar, e dyshuara ka vazhduar tretman, ndërsa biçiklisti, qe ne kete raste shte viktima, eshtë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Fsh. Pozharan, Viti 28.05.2021-18:00. E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar aksident duke e goditur viktimën mashkull kosovar (i mitur) i cili ishte duke drejtuar biçikletën. Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktima, e dyshuara dhe pasagjerja në veturën e saj. Të  njëjtit janë trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan, ku më pas pasagjerja është liruar, e dyshuara ka vazhduar tretman në QE-Gjilan, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)