Pas 41 vitesh punë në QKMF në Viti pensionohet Ali Fetahu

Ali Fetahu, zyrtar në QKMF në Viti, është pensionuar sot pas 41 vitesh punë. Ai ishte punësuar në Shtëpinë e shëndetit në vitin 1980.

Drejtoresha e QKMF, dr Vjollca Kadolli ka thënë se Fetahu ishte i përkushtuar ndaj punës dhe shumë miqësor, si me kolegët, ashtu edhe me palët.

Sot në prani të shumë kolegëve dhe familjarëve është pensionuar Ali Fetahu, zyrtar në QKMF-Viti.

Ali Fetahu ka lindur me 29.05.1956 në Sadovinë të Jerlive. Është punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Viti në vitin 1980 dhe ka shërbyer deri sot, duke mbushur 41 vite në shëndetësinë vitiase.

Të gjithë ata qê e njohin, e përshkruajnë si një njeri të qetë, kolegial e të përkushtuar në punë.

Vullneti i tij i papërshkruar për punë, afërsia e tij me kolegët dhe bashkëpunimi me të gjithë, janë virtytet e tij që kanë bërë që i gjithë kolektivi sot të ndjehen të merzitur me shkuarjen e tij në pensionim.

Në emrin tim dhe të kolegëve të QKMF-së, bacit Ali i urojmë shëndet e pleqëri të rehatshme, ka thënë drejtoresha Kadolli. /Mediafokus.info