Aksident në Gllogoc, një i vdekur dhe një i lënduar

Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Gllogoc, ka humbur jetën një person, drejtues i mjetit, derisa një tjetër është dërguar në trajtim mjekësor.

Gllogoc 08.02.2023 – 20:10. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull  kosovar është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.