Aksident në Malishevë, vdes një person

Në fshatin Terpezë të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile.

Si pasojë, një mashkull kosovar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare e cila ështe dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari ështe arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njofton Policia nëpërmjet raportit 24 orësh./mediafokus.info/