Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, një i vdekur
Sot, rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor.
Si pasojë e këtij vetaksidenti, një femër ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ajo është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ai. (foto arkiv)

