Dy serbë të pjesës veriore rezultojnë pozitiv me COVID-19

Dy persona në veri të Mitrovicës, sipas testeve nga Instituti “Torllak” në Serbi, kanë rezultuar pozitiv me covid-19.

Këtë e ka konfirmuar epidemiologu Aleksandër Antonijeviq, anëtar i Shtabit të Krizës i Mitrovicës së Veriu, shkruan Zëri.info.

“Rezultatet e katër mostrave që i kemi pritur të vijnë në formë të shkruar nga Instituti ‘Torlak’ në kanë arritur sante (e shtune) dhe ato kanë rezultuar pozitiv për dy persona, njëri nga Mitrovica e Veriut dhe tjetri nga Leposaviqi”, ka konfirmuar Andonijeviq.

Ndërkaq dr. Danica Radomiroviq, shefe e Repartit Infektiv në Qendrën Spitalore të Mitrovicës, ka shtuar se janë dërguar për analiza mostrat edhe të tre personave të tjerë, nga Graçanica, Pasjani dhe Mitrovica e Veriut.

Sipas Shtabit të Krizës në veri të Mitrovicës, të gjithë të prekurit me COVID-19 do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi./mediafokus.info