Koronavirusi: Nëse “luajmë” në shtëpi, fitorja është gati e sigurtë

Mjekët vazhdojnë të bëjnë apel “Rri n`shpi” sepse kjo është mënyra më e sigurt për t`u mbrojtur nga koronavirusi.

Ne e kthyem këtë mesazh në terminologjinë sportive, jo për ta nënvlerësuar rrezikun, por për ta përforcuar besimin te fitorja, e cila është shumë më e sigurtë kur “luajmë” në shtëpi.

“Nëse rrini në shtëpi – fitorja është e sigurtë! Nëse nuk respektoni këshillat – do të qëndroni shumë më gjatë të mbyllur. RRI N’SHPI!”, thotë mkikrobiologu Lul Raka.

Tutje mikrobiologu kosovar ka deklaruar se pacientët të cilët kanë infeksione të rënda respiratorë akute duhet të kenë përparësi në bërjen e testit.

Në Kosovë, deri më tani kanë rezultuar 91 persona të infektuar me koronavirus./mediafokus.info