Aksident tragjik, humbin jetën tre anëtarë të një familje shqiptare

Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në aksin Xyniada-Koromilia, pranë zonës së Domokisit në Greqi.

Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një tanker gazi duke u kthyer në një grusht hekurishtesh. Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe, raporton abcnews.al.

I gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim spitalor.

Autoritetet greke nuk kanë publikuar ende identitetin shqiptarëve që u përfshinë në këtë aksident tragjik. (foto arkiv)