Aksident: Vdes një 23 vjeçar, vëllai i tij përfundon me lëndime

Një 23-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lubizhdë të Prizrenit.

Viktima ishte dërguar për trajtim në QMF’në e Prizrenit, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra në aksident.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Aksidenti ka ndodhur rreth ores 20:00 fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Pasagjeri ka nderruar jete ne spitain rajonal te Prizrenit”, bëri të ditur ai.

Edhe vëllai i të ndjerit, 20-vjeçar, i cili ishte duke e vozitur veturën, pësoi lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor.