Sa shumë çuna u shkrinë pas Borës

Moderatorja simpatike shqiptare, Bora Zemani ka zbuluar prapaskena nga programi ‘Përputhen’, derisa iu përgjigj pyetjeve të Antonelës.

Bora mohoi të ketë pasur ngacmime nga djemtë. Të paktën “askush nuk ka guxuar t’ia thotë në sy”.

Ndërkohë mes momenteve të sikletshme ajo veçon debatet mes djemve që ndonjëherë kanë përshkallëzuar në përleshje fizike.

E pyetur mbi konkurrentin e preferuar të “Përputhen” moderatorja veçon Mevlanin, i cili ka qenë pjesë e produksionit që në nisje.

Bora e pranon se ka pasur shumë situata të sikletshme, debate të forta që ndonjëherë kanë kaluar edhe në përleshje fizike. Ka pasur situata vërtet shumë të rënda edhe mes djemve.

Nga vajzat nuk veçon dot asnjërën për simpati. Nga çunat e kam thënë në fakt, Mevlani. Ka qenë ndër të preferuarit të produksionit, duke qenë se ka qenë nga të parët në “Përputhen”. E filloi sezonin me ne dhe e mbylli me ne. Ishte korrekt në çdo situatë.

Ka pasur ndonjëherë ndonjë ngacmim kundrejt saj, kur të gjithë thoshin po vijmë për Borën? Nuk e di ku e kanë thënë! Mua vetë nuk më ka thënë ndonjë njeri që këtu jam për ty. Nuk ka guxuar njeri të ma thotë në sy. Unë i kam pasur marrëdhëniet të ftohta me konkurrentët, tani gjatë turit jemi afruar më tepër, ka thënë Bora.

E pranoi ose jo Bora, djemtë janë shkri pas saj.