Aksident në Shkup, vetura ndahet në dy pjesë, lëndohen rëndë 3 persona

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar E.S., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Shoferi B.A. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ndërsa me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” janë edhe pasagjeri i tij I.A (32) nga Lubini, Shkup.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetimin e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Shkup, thuhet në njoftimin e MPB-së.