Aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, 15 të lënduar

Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku 15 persona kanë marrë lëndime. Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë 15 automjete.

“Me datën 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tre me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona”, njofton policia.