Nesër mbahen homazhe në nderim të tij, detaje nga jeta dhe veprimtaria e kolonelit të FSK

Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së ka njoftuar për mbajtjen e homazheve për kolonelin Gyrner Murati, nesër, më datë 29 dhjetor, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00, shkruan Mediafokus.info.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet po në këtë ditë, në ora 15:00, në fshatin Llapashticë e Ulët, Komuna e Podujevës.

Gyrner Murati ka lindur më 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët, Komuna e Podujevës.

Ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit. Pas transformimit, ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në pozita udhëheqëse, së fundmi Shef i Departamentit të Komunikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

I ndjeri ka lënë pas vetës bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë./Mediafokus.info/