Aksidentalisht plagos me armë vetveten dhe një person tjetër
Një burrë nga Istogu është arrestuar pasi që aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri një person tjetër si dhe vetveten.
Viktima është në tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.
“Istog, 17.07.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkrepur aksidentalisht me armë zjarri të cilën ai e mbante pa leje. Si pasoj e shkrepjes aksidentale të armës është plagosur viktima mashkull kosovar dhe vet i dyshuari. Viktima është në tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. (foto arkiv)

