Aksidentohen dy vetura, një i vdekur, një i lënduar
Ndeshja e dy veturave në fshatun Dren ka përfunduar me njē të vdekur dhe një tjetër të lënduar.
Fsh. Dren, Leposaviq 16.10.2021 – 19:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasoje, viktima mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa vozitësi i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në Spital për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve, thuhet në njoftimin e policisë.


 
 
						 
						