Aksidentohet Sinan Vllasaliu, pjesëmarrja në dasmën e Dua Lipës mbetet në pikëpyetje
Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident me motor.
Prive Klan Kosova ka mësuar ekskluzivisht se artisti ka pësuar lëndime në këmbë.
Aktualisht ndodhet në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Fatkeqësisht aksidenti ndodhi pak ditë pasi u zbulua se këngëtari ishte përzgjedhur të këndonte në dasmën e yllit botëror, Dua Lipa.
Nuk dihet nëse ai do të mund të rikuperohet për të marrë pjesë në ceremoninë e martesës së Lipës në Itali.

