Aktori Ard Islami lartëson figurën e Ramush Haradinajt: Shyqyr që e kemi gjallë hala
Aktori, regjisori e skenaristi i njohur kosovar, Ard Islami, ka folur në piedestal për figurën e Ramush Haradinajt, ish-komandantit të shquar të UÇK-së në Dukagjin.
Në një intervistë të rrallë, Islami ka thënë se jemi me fat që është gjallë akoma, dhe se i njëjti është i gatshëm për t’i prirë luftës sa herë të jetë nevoja.
“Nji ditë e pashë një video të Ramush Haradinajt tu knu. Shyqyr që e kemi gjallë hala. Mundesh me shku me e taku. Llojin e tij e ki kur t’dush. Nuk ka ai dilema “n’sa ja nis lufta…”. Ata janë all in. Edhe Drenica, edhe Deçani, Dukagjini. Nuk e di çka kanë ata”, ka thënë Islami në emisionin “Pikë e presje”, në “TËVË1”./Mediafokus.info/

