Alarmon avokati: Vendi po shkon drejt shpopullimit

Avokati Altin Goxhaj i ftuar mbrëmjen e djeshme në Ora News, ka deklaruar se vendi po shkon drejt shpopullimit dhe se në tregun e punës në Shqipëri është planifikuar të sjellin të paktën 1 milionë afrikanë dhe aziatikë.

Popullsia në rënie dhe lindjet në pakësim, tregon se nga Shqipëria kanë ikur të rinjtë dhe kanë mbetur vetëm mosha e tretë. Goxhaj u shpreh se kjo skemë e shpopullimjt është implementuar që 7 vite më parë me Rilindjen në pushtet.

Goxhaj u shpreh:

Popullsia e vendit qysh nga viti 1990 ka ardhur duke rënë, po ashtu po shtohen vdekjet dhe po pakësohen lindjet. Nga të dhënat lindjet po barazohen me vdekjen.

Kjo tregon që në vendin tonë kanë ikur të rinjtë dhe kanë ngelur vetëm të vdekurit. Kjo do të thotë se do të shtohen vdekjet dhe do të ulen lindjet.

Eksodi më i madh ishte ai i vitit 1991, i dyti në vitin 1997 dhe i treti ai i Rilindjes, që është një eksod më i ngadaltë.

Nga vendi është larguar truri dhe muskuli, pra, pjesë amë aktive. Kjo nuk ka ndodhur në mënyrë spontane. Kam 7 vite që ngre në Shqipëri çështjen e shpopullimit te vendit, që po bëhet përmes falimentimit dhe rrënimit.

Është përcaktuar që nga vende të rrënuara të sillen në tregun e punës së Shqipërisë të paktën 1 milion afrikanë dhe aziatikë.

Përgatiten spote televizive nga agjenci udhëtime, ku në gjuhën e tyre u thuhet që të vijnë në Shqipëri. Po punohet që fillimisht të merren 30 000 të parët.

Përzgjidhen nga vendet më të varfra, sepse shqiptari është votues dhe të kërkon llogari, të thotë ky e gjen Veliaj pishinën dhe bënte plazh kur thoshte se është me Covid-19.

Erion Veliaj nuk di të thotë të vërtetën. Nuk e di se si mund të hedhësh miliona dollarë për imazhin tënd dhe të gjithë të të urrejnë.