Ja momenti i arrestimit të qytetarit që u rrah me policë në Ferizaj (Video)

Disa qytetarë kanë filmuar momentin e arrestimit të qytetarit që u rrah me policë në Ferizaj. 

Sipas burimeve të redaksisë, dy persona, që nuk kishin maska u ndaluan nga dy policë dhe pasi këta të fundit u kërkuan edhe dokumentet e identitetit, ata sulmuan policët.

“Asnjani nuk kishte maska në fytyrë dhe kur i ndali policia dhe ua kërkoi letërnjoftimat, njani prej tyve i mshoj policit grusht dhe tani vazhduan dy palët me grushta. E kom ni t’i thanë çite maskën por nuk e ngojke policinë”, tha për Metron një qytetar i cili qe në vendin e ngjarjes.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e kësaj përleshjeje në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj.