Alban Hyseni: Bashkë me inxhinierët e Gjilanit diskutuam për projektet e mëdha të mandatit të dytë
Alban Hyseni, kandidat i LVV për kryetar të Gjilanit, i cili synon mandatin e dytë, ka takuar inxhinierët, me të cilët Komuna ka bashkëpunuar në shumë projekte.
Me kandidaten tonë për asamble Nafije Kadriu takuam inxhinierë të komunës tonë, që jemi me shumë fat që i kemi pasur bashkëpunëtor në shumë projekte.
Bashkë me ta diskutuam për planin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe projektet e mëdha të mandatit të ri.
Përvoja dhe përkushtimi i tyre janë garanci për vazhdimësinë e zhvillimit për komunën tonë, duke sjellë zgjidhje moderne për infrastrukturën, mjedisin dhe jetën urbane, ka thënë Hyseni.
#BASHKËpërGjilanin

