Alban Hyseni shkatërron “parkun e Elizës” në Gjilan, reagon arkitektja

Masakrimi i parkut të qytetit në Gjilan ka nxitur reagimin edhe të ish-deputetes dhe arkitektes, Eliza Hoxha, e cila para disa vitesh ka qenë mbikëqyrëse e një projekti për ri-gjenerimin e kësaj hapësire.

Për rinovimin e parkut ishin investuar rreth 160 mijë euro, në vitin 2009.

Zbukurimi i parkut të qytetit ishte meritë e saj, aq sa qytetarët filluan ta qujanë edhe “Parku i Elizës”.

Reagimi i plotë

Çfarë faji kanë drunjtë? Pse duhet me u pre drunjtë?

Kryetari i Gjilanit nga rradhët e LVV-së masakron hapësirën e gjelbër në qendër të qytetit në emër të një bulevardi të ri.

D.m.th. mendësia e kësaj qeverisjeje është që gjithçka duhet të shkulet për të bërë diçka të re.

Kam qenë mbikëqyrëse para shumë vitesh kur është ri-menduar e rigjeneruar parku në Gjilan dhe me fanatizëm dizajnin e kemi adaptuar që çdo bimë e trung i dikurshëm me u rujt, e mundësisht me u shtu të reja ndër vite.

Dhe, dizajni e hapësira e mirë e kualitative nuk ka të bëjë vetëm me investimin por edhe me mirëmbajtjen e cila ka qenë e shkëlqyer disa vite rradhazi e më pas ka degraduar.

Dhe sot, zgjidhja duket me zhba drunjtë që mbi 50 vite janë aty për betonizim e tender të ri?

Që ata drunjë me ba hije është dashtë 50 vjet, tash duhet me prit 50 vjet për hije të re.

Pse? Për aktin dhe mendësinë e pa hije e pa shije të një kryetari të ri në moshë, por me ide të vjetra.

TURP.