Albanian post: VV fiton 53 për qind të votave

Baton Haxhiu ka publikuar exit poll-in e Albanian post për votimet e sotme, sipas të cilit fitues i këtyre zgjedhjeve është LVV me 53 për qind të votave.

Ndryshime nga zgjedhjet e kaluara sa i përket renditjes ka te PDK (23), LDK – 17, AAK-ja 7, Nisma – 2 për qind.

Pra Nisma nuk e kalon pragun, ndërsa LDK-ja ka pësuar një rënie të dukshme në krahasim me zgjedhjet e fundit.

Sipas Albanian post, exit poll-i i saj ka një saktësi të lartë dhe marzha e gabimit nuk shkon më shumë se 2 për qind.