Shpërthen Adem Salihaj: Isa Mustafa – shkatërruesi i LDK-së

Rezultati i dobët i LDK-së në këto zgjedhje ka nxitur reagimin e Adem Salihajt, aktivist i hershëm i këtij subjekti, ish-z/kryeministër dhe kryetar Komune në Ferizaj, i cili disfatën ia ka adresuar drejtpërdrejt Isa Mustafës.

Postimi i Salihajt:

Isa Mustafa, njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave, njeriu më i pa dinjitet, shkatërruesi i LDK-së, shkatërruesi i vlerave rugoviane të lirisë dhe demokracisë, argati i bandave dhe i së keqes.

Votuesi i LDK-së, i mbushur mllef tej mase në Isa Mustafën, duke mos gjetur mënyrë tjetër për ta larguar atë, e ndëshkoi LDK-në. E padrejtë, vërtetë e padrejtë, por nuk gjeti mënyrë tjetër, sepse struktura u bë servile dhe nuk reagoi.

Ndërkaq, Isa Mustafa, edhe pas gjithë kësaj, ka fytyrë ende të rrijë si kryetar në zyrat e LDK-së!

A mund të durohet pafytyrësi deri në këtë masë?!

I ka kaluar të gjithë kufijtë!