Numërohen mbi 97% të votave, rezultati është ky

KQZ ka numëruar deri tani shumicën e votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit për Parlamentin e Kosovës dhe ky është rezultati momental, i cili nuk pritet të ndryshojë shumë deri në fund kur kanë mbetur edhe 3 për qind të votave për t`u numëruar.

Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.17% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.32% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave. Aktualisht AAK ka 7.40% të votave.

Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.