Albin Kurti e Vjosa Osmani shtrëngohen pas votimit të Qeverisë

Albin Kurti ka marrë urime të shumta në Kuvendin e Kosovës pasi u votua si kryeministër i vendit, por një nga përqafimet më të ngrohta ka qenë ai që ka marrë nga Vjosa Osmani.

Ish-kandidatja për kryeministre të Kosovës nga LDK, Vjosa Osmani është shtrënguar në përqafim të Kurtit duke simbolizuar arritjen e fitores jo të lehtë në arritjen e koalicionit VV-LDK.

Vjosa Osmani ka qenë zëri më i fuqishëm nga LDK pro këtij koalicioni. Ajo pritet që të marrë postin e kryeparlamentares./Indeksonline/