Ardita: Kosova dëshmoi se është shembull për rajonin e më gjerë

Ardita Sinani, kryetare e PVD-së në Preshevë ka thënë se Republika e Kosovës sot dëshmoi se është shembull e model për rajonin e më gjerë.

“Kosova sot dëshmoi që ka arritur pikën kulminante të shtetndërtimit dhe se është e gatshme për shtetforcim”, ka thënë Sinani.

Për më tepër, ky është postimi i plotë i Sinanit:

Republika e Kosovës sot dëshmoi se është shembull e model për rajonin e më gjerë.

Sot, dëshmoi që ka arritur pikën kulminante të shtetndërtimit dhe se është e gatshme për shtetforcim.

Çdo arritje shtetërore e Republikës së Kosovës, reflekton shpresë dhe pozitivitet në Luginë të Preshevës.

Çdo arritje shtetërore e Republikës së Kosovës, reflekton shpresë dhe pozitivitet në Luginë të Preshevës.

Pa dyshim se për një proces të tillë demokratik, kontributin kryesor e dhanë të gjitha subjektet politike pa dallim, të cilat dëshmuan që janë të gatshme të pranojnë me maturi vullnetin e votuesve, por edhe vendimet e subjekteve politike të cilat kishin barrën e marrjes së përgjegjësive.

Jam e bindur se qeveria e sapo formuar në Republikën e Kosovë do të ketë forcë të ballafaqohet me problemet e rënda ekonomike dhe do të arrijë e konsoliduar të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Çështjen e shqiptarëve të Luginës ta vendos në prioritet dhe të jetë pjesë e dialogut, pikërisht për shkak të degradimit të skajshëm të pozitës së shqiptarëve në Serbi.

Të respektohet vullneti i popullatës shqiptare i shprehur me Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992.

Urime Kryeministër z. Albin Kurti, Urime e nderuar znj. Vjosa Osmani, Urime Kosovë!

Fat e mbarësi!, përfundon postimin e saj kryetarja e PVD-së, Ardita Sinani./Mediafokus