Aliu pyet Hysenin: Kur e ke ndërmend t’ia fillosh punën?

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Gjilanit, Avdyl Aliu, ka kritikuar kryetarin e kësaj Komune, Alban Hyseni, për vizitën në Spanjë.

Aliu, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka pyetur kreun e Gjilanit se ‘kur e ke ndërmend t’ia fillosh punës”.

Reagimi i plotë i Aliut:

E ka bërë llugë Gjilanin, asnjë projekt, asnjë punë, asnjë angazhim, madje asnjë iniciativë për projekte zhvillimore, e në anën tjetër kryetari aktual, z. Alban Hyseni, paska zgjedh të shkojë në Spanjë. Shih ti, ‘për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës’!!!

Z. kryetar, qytetarët ju kanë zgjedhur për t’i realizuar ato 109 premtimet zgjedhore, jo për të ‘lobuar’ për njohjen e Kosovës së me këtë punë ka kush merret.

Kur e ke ndërmend t’ia fillosh punës, apo ndoshta duhet të kalojnë muaj e vite!!!