Amaneti i kuzhinierit kosovar që vdiq nga COVID-19: Leni këto maskarada, vaksinoni popullin
Kuzhinieri i njohur kosovar, Përparim Babalija, ka vdekur mëngjesin e sotëm nga Covid-19.
Përmes një postimi në llogarinë e tij personale ne “Facebook”, Babalija kishte kërkuar që të vaksinohet populli e t’i lënë anash ‘lojërat’ politike.
“Hec more vaksinoni popullaten e leni keto palaqollyke e maskarada poltike BOLL MO”, kishte shkruar ai.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe një restaurant i njohur në Shqipëri.
“Përparim Babalija, një nga shefat më të mirë në trevat shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari covid. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovu Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”, thuhet në postimin e këtij restauranti.


