Ambasada Amerikane dhuron pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përkatësisht nga Programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA, ka njoftuar Faik Hoti, zëdhënës i MSh-së.

Donacioni që përmban maska kirurgjike, FFP2 – maska respirator, veshje mbrojtëse trupore, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër, etj., është dorëzuar nga Majorja Courtney R. Olson (U.S. Army), udhëheqëse e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe është përkrahje e drejtpërdrejt për MSh dhe personelin shëndetësor në ballafaqim me pandeminë Covid-19. /mediafokus.info/