Tre pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë, njëri më keq

Në Klinikën Infektive ndodhen të shtrirë 31 pacientë me koronavirus. Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se gjendja e tyre, në përgjithësi, është stabile.

Sipas tij, shtatë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, tre pacientë janë në repart intensiv, në gjendje të rëndë, derisa njëri prej tyre është në gjendje më kritike.

Në Kosovë, deri tani janë evidentuar 1.298 raste me koronavirus dhe 31 prej tyre kanë humbur jetën, por të gjithë kanë qenë me sëmundje tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi arrin në 913 persona./mediafokus.info/